Tragjedia në Shkopet/ 23-vjeçari dyshohet se u rrëmbye, u dhunua dhe u hodh në greminë!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.07.2025, 17:29

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Ulëzës, ku është zbuluar i pajetë 23-vjeçari Renis Dobra pranë liqenit të Shkopetit. Sipas burimeve pranë grupit hetimor, i riu dyshohet se është ndjekur nga qyteti i Burrelit deri në fshatin Madhesh nga një tjetër automjet. Edhe pse janë sekuestruar disa pamje nga kamerat e sigurisë në Burrel, mungesa e kamerave në segmentin rrugor ku ka vijuar ndjekja ka vështirësuar hetimet për identifikimin e autorëve.

Hetuesit dyshojnë se Dobra është rrëmbyer, dhunuar dhe më pas hedhur në një rrëpirë, së bashku me automjetin, i cili ende nuk është gjetur dhe po kërkohet në ujërat e liqenit. Trupi i tij është zbuluar në një zonë me shkurre, rreth 10 metra larg bregut. Renis Dobra, banues në fshatin Zenisht të Burrelit, nuk kishte precedent penal, ndërsa familjarët e tij kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për ndonjë konflikt apo kërcënim ndaj tij. Motivet e këtij krimi të rëndë mbeten ende të paqarta, ndërsa dinamika e plotë vijon të jetë nën hetim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit