Pushesit sfidojnë detin me dallgë, për pak goditen nga motori

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.07.2025, 17:23

Një situatë e pazakontë është filmuar sot në Durrës, ku disa pushues kanë vendosur të sfidojnë erën e fortë dhe dallgët e detit.

Pesë të rinj me dy motorë uji duket teksa i bëjnë ballë dallgëve të fuqishme të shkaktuara nga era e fortë. Në një moment njëri prej motorëve ngrihet gati sipër kokave të tyre për shkak të dallgëve dhe rrezikon që t’i godasë.

Por pavarësisht situatës së rrezikshme ku ata ndodhen, asnjëri prej tyre nuk tërhiqet.

Një qytetar që ishte aty pranë ka mbetur i habitur se si në të gjithë këtë avari, djemtë e rinj nuk dolën nga uji, por vazhduan të qëndrojnë duke rrezikuar dhe jetën. “Prsh joq! Njeri ne Durres me motor uje me gjth kte er,” shkruan qytetari që dërgon pamjet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit