Një qytetar shqiptar gjatë pushimeve në Gjirin e Lalzit, është përballur me një turist gjerman, të cilin e kapi duke derdhur mbetjet e rulotit të tij në natyrë, pranë zonës bregdetare.
Sapo ka vënë re veprimin e turistit, qytetari i është afruar automjetit të tij për t’i kërkuar llogari, duke e kritikuar për veprimet që po kryente. Denoncuesi thotë se kur shqiptarët shkojnë në Gjermani gjobiten edhe për gjërat më të vogla, ndërsa për këtë turist nuk ka asnjë ndëshkim, pavarësisht se po ndot mjedisin.
“Pershendetje, desha ti tregojm qeveris shembullim e turisteve elitar qe kan mberitur ne Shqiperi. Te marin masa per keta ndyrsira qe ndotin plazhet tona. Kur shkojn shqiptaret jasht as t kthejn koken anash nuk I lejojn, ky ka shkarkuar mbetjet e rulotit ne plazhin e Lalzit,” shkruan denoncuesi.
Ky rast ngre edhe një herë alarmin për nevojën urgjente të kontrolleve mjedisore më të rrepta dhe ndëshkimit të të gjithë ndotësve, pa dallim kombësie. Ruajtja e pastërtisë së bregdetit dhe mbrojtja e mjedisit duhet të jenë prioritete të padiskutueshme, sidomos në kulmin e sezonit turistik.