Qytetari denoncon agjencinë imobiliare në Tiranë: Unë i kërkova info, më tha analfabete!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.07.2025, 15:51

Një qytetar ka denoncuar përvojën e tij me një agjenci real estate në Tiranë, e cila sipas tij ofron shërbim tërësisht jo profesional dhe përdor gjuhë të papërshtatshme në komunikim me klientët. Pasi ka kërkuar informacion mbi një pronë të listuar për qira, ai është përballur me mungesë respekti dhe trajtim të pahijshëm nga përfaqësuesit e agjencisë. Ky nuk është rasti i parë që ndodh diçka e tillë dhe qytetari ngre shqetësimin se një pjesë e agjencive nuk janë të interesuara të ofrojnë shërbim cilësor, duke dëmtuar kështu besimin e konsumatorëve.

Denoncimi

Pershendetje si jeni? Desha te denoncoj nje rast te nje agjensie Real Estate ku i kam shkruar per te marre infomacion mbi pronen qe kane nxjerre ne qera dhe jam perballur me nje fjalor te totalisht jo profesional. Nuk eshte hera e pare qe me ndodh kjo dhe nuk e kuptoj si presin te japin keta prona me qera me kete lloj komunikimi. Se pas Concord Center thone te gjithe ne njoftime per 5 Maj vec kur i nxjerrin ne Babrru pastaj.

Një problem tjetër i përsëritur është mashtrimi me vendndodhjen e pronave. Shpesh, njoftimet e qirave paraqiten si të ndodhura në zona më të mira si te 5 Maji apo pranë Concord Center, ndërkohë që në realitet pronat ndodhen shumë më larg, në lagje të tjera si Babrruja. Kjo praktike mashtruese krijon konfuzion dhe zhgënjim te qytetarët që kërkojnë një banesë, duke thelluar më tej mungesën e transparencës në tregun e pasurive të paluajtshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit