Shqiptarët që do udhëtonin sot nga Genova, Itali drejt Tiranës me fluturimin e linjës Wizz Air, kanë mbetur të bllokuar në avion pasi ky i fundit ka shfaqur probleme.
Sipas pasagjerëve në bord, fluturimi ishte parashikuar të nisej në orën 13:00, por edhe pse orët po kalojnë, avioni vijon të mbetet në pistë dhe askush nuk lejohet të zbresë. Ata thonë se avioni është nisur dy herë, por ka shfaqur probleme, ndërkohë që askush nuk u tregon se çfarë do ndodhë me fluturimin e tyre apo kur do nisen.
Në bordin e avionit ka dhjetëra pasagjerë, përfshirë fëmijë të vegjël dhe persona me aftësi ndryshe dhe me kalimin e orëve e qëndrimit të bllokuar në avion, situata sa vjen e rëndohet.
“Jemi këtu me fëmijë të vegjël, me fëmijë me aftësi ndryshe. Askush nuk jep asnjë informacion. Vetëm na mbajnë brenda avionit dhe nuk na lejojnë as të zbresim. Jemi në panik”, thotë një pasagjere që ndodhet në bord.
Sipas pasagjerëve, stafi i Wizz Air nuk u ka ofruar asnjë lloj ndihme apo informacioni edhe pse prej 2 orësh ndodhen të mbyllur në avion. Disa pasagjerët kanë humbur edhe ndjenjat nga paniku dhe bllokimi në avion, por sërish kompania WizzAir nuk i lejon të zbresin.
Denoncimi 1:
Jemi ne wizz nga Genova per ne Tiran kemi gati 2 ore edhe akoma nuk niset. Nuk na pergjigjen, nuk kthejne asnje lloj informacioni. Tani na thone ka problem avjoni, ne ketu me femije te vegjel kjo esht e famshmja kompani e Wizzair. Ora 14 e 50 edhe asgje akoma. Jemi ktu jam me femije me vete me femije te vegjel per me teper me fmi me aftesi ndryshe. Po ne oren 13 ishte nisja nga Genova Dhe akoma jemi ne avjon sjemi nisur
Denoncimi 2:
Pershendetje, joq wizi ne Genova Itali beri nisjen dhe u ndal per arsye se kishte difekt avjoni. Kane ngel njerzit gati 1 or e ca ne avjon, dhe nuk po i zbresin. Jane te gjithe ne panik