Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në Mamurras ku një 38-vjeçar banues në fshatin Sanxhak, ka humbur jetën aksidentalisht. Sipas Policisë, viktima po kryente riparime në mjetin e punës në një gurore në zonën e Mamurrasit, kur është dëmtuar rëndë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Por sipas një dëshmitari okular, ngjarja ka ndodhur në një gurore në pronësi të kompanisë “Gerti SHPK” në Mamurras, teksa shton se situata paraqitet shumë më e rëndë se ç’është pasqyruar deri tani nga autoritetet apo mediat.
Sipas qytetarit, punëtori 38-vjeçar, i cili kishte vetëm dy ditë që kishte nisur punë në këtë subjekt, ishte duke punuar në kushte të rënda, pa sigurime dhe pa asnjë masë sigurie teknike. Sipas dëshmitarit, ai është masakruar nga mulliri i gurit, duke humbur jetën në mënyrë tragjike.
Dëshmia e qytetarit për JOQ:
Vdes puntori pa siguruar te Gerti shpk mamurras dhe zhdukin gjurmët. Erdh ambulaca e policia e moren sikur nuk ndodhi asgje per me shum shkoni ne komisariat. Gjurmet i fshehën. Ngjarja ndodhi para 1 ore. Ato fshehin cdo lloj prove e vetmja menyre mund te vini ne komisariat. Ato vazhduan punen normalisht pronari firmes cdo gje e ka ne te zez policet as nuk moren deshmitar as nuk vun shirit per mbylljem e gurores qe ka pa letra. I ndjeri ka qene punetor aty. Dhe gjurmet u fshine trupi eshte masakruar nga mulliri i gurit. Gjaku u pastrua gjurmet u fshinë. Policia u largua sikur nuk ndodhi asgjë. Po puntori dy dit ka pas qe ka fillur pun edhe ka qen pa siguraciaone dhe pa asnje kusht pune. Po mediat dhe institucionet shteterore u korruptuan te gjith nga dy pronart e medhenjt edhe puna esht akoma ne vazhdim pa pas pastrimit te provave. Asnje lajm nuk u hedh per te ndjerin qe i doli shpirti me siklet. Turp tju vjeri te gjith mediave ne shqiperi vec ktu ndodh te vdesi njeri dhe te fshihen provat. Pashe momentin kur trupi u mor pa eksperize e u mbeshtoll sikur te ishte nje mbeturine e jo njeri. Shume gjynaf ambulaca sapo ndaloi e futen direkt nuk priten ekspertiz eja shikojeni vet vendgjarjen mos besoni kot shefat e komisariatit qe jan te korruptuar. Nese vini e beni vet filmimet nuk ju shkon rruga kot kte jua premtoj sepse duhet pak drejtesi per ato familjare te shkret qe trupi i djalit te tyre u thërrmua dhe vendi u be det nga gjaku.