Shembet godina në QSUT, për pluhurin dhe të sëmurët s’i intereson askujt

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.07.2025, 14:01

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” punimet vijojnë orar pa orar, pa u shqetësuar fare për të sëmurët, zhurmat dhe ndotjen që krijohet.

Kjo situatë dhe mungesa e masave mbrojtëse gjatë shembjes së godinës së vjetër të urgjencës ka shkaktuar shqetësim tek pacientët dhe familjarët e tyre.

Vizitorja e një pacienti ka treguar se prej disa orësh fadromat po merren me shembjen e godinës, por askujt nuk i bën përshtypje pluhuri, zhurma dhe ndotja që krijohen dhe përhapen në të gjithë zonën përreth, përfshirë edhe ambientet e brendshme të spitalit.

Në pamjet e siguruara nga redaksia, duket qartë se zona ku po bëhet shembja nuk është e rrethuar dhe as nuk është ndërmarrë lagia e tokës për të minimizuar pluhurin. Ky neglizhim rrezikon seriozisht shëndetin e pacientëve, veçanërisht atyre me sëmundje të frymëmarrjes ose sistem të dobët imunitar.

Familjarët e pacientëve kërkojnë që të merren masa urgjente për të garantuar kushte minimale sigurie dhe higjiene, sidomos në një institucion që duhet të jetë model i standardeve shëndetësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit