Zyra e Punës lë pa rrogë infermierët e rinj: Pastaj thonë pse ikim!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.07.2025, 14:18

Shumë infermierë të sapodiplomuar në Shqipëri, edhe pse janë regjistruar në zyrat e punës sipas procedurës, nuk kanë marrë ende as pagesat minimale mujore që u takojnë nga shteti. Pavarësisht se sipas rregullores ata kanë të drejtë të përfitojnë një trajtim financiar prej rreth 200 mijë lekësh në muaj gjatë periudhës 6-mujore të stazhit, shumë prej tyre kanë muaj që presin më kot.

Pagesat nuk janë kaluar as në bankë. Kjo situatë po i shtyn të rinjtë e sapodiplomuar drejt emigrimit, pasi ndihen të braktisur nga institucionet vendase që duhej t’i ndihmonin të integroheshin në sistemin shëndetësor.

Denoncimi:

Përshëndëtje! A mund te publikosh diçka të lutëm por pa më nxjerr mua. Unë jam një infermiere që kam mbaruar shkollën por akoma nuk kam hyre në portal për t’u futur në punë, jam regjistruar te zyra e punës as 200 mij lek nuk na bie muaji keta akoma nuk na i kane fut ato leke, sikur jane 2 milione dhe pastaj thone pse ikin infermierët nga Shqipëria. Zyra e punës na i jpe leket ne si infermier sa te mbarojmë shkollën, pa u fut në portal kemi të drejte që zyrae punës të na fusi në punë 6 muaj dhe neve na i kalojne me banke leket por akoma asigje. Na e quajnë si tip stazhi por me gjysmën e rrogës bazë.

Me mungesë transparence dhe zvarritje burokratike, sistemi aktual nuk po i mbështet infermierët e rinj në fillim të karrierës, duke kontribuar në boshatisjen e mëtejshme të spitaleve shqiptare nga profesionistët e shëndetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit