Policia Rrugore në Vlorë: Na trajtojnë si skllevër, do punojme çdo dite nga 12 orë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.07.2025, 13:28

Punonjës të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë ngritur shqetësimin e thellë për kushtet e rënda të punës që përballojnë prej muajsh. Sipas dëshmisë së një punonjësi, që kërkon të mbetet anonim për shkak të frikës nga ndëshkimet, ata janë të detyruar të punojnë me orë të zgjatura çdo ditë, pa u paguar për orët shtesë. Pushimet mujore janë kufizuar në vetëm katër ditë, ndërsa njoftimi i fundit për kalimin në shërbim të përforcuar 12-orësh ka përkeqësuar më tej situatën.

Ndryshe nga sektorët e tjerë që zbatojnë turne 12 orë me 24 orë pushim, efektivët e këtij sektori specifik janë të detyruar të shfaqen çdo ditë në shërbim, duke mos pasur as kohën minimale për rikuperim fizik apo kohë me familjen. Kjo ngarkesë jo vetëm që është e paligjshme në mungesë të kompensimit financiar apo me kohë të lirë, por edhe rrezikon cilësinë e shërbimit dhe shëndetin mendor e fizik të punonjësve.

Denoncimi i policit të Rrugores:

Përshëndetje! Jam nje punojës i policise rrugore ne Dvp Vlore, po ju shkruaj sepse nuk kemi ku te gjejmë zgjidhje tjeter dhe me shpresën se dikush do ta shikoj problemin qe kemi, nga muaji mars e deri sot kemi punuar me ore shtese shume dite te cilat nuk i paguan njeri dite pushimi kemi kohe qe bejm vetem 4 dit ne muaj tani na ka ardhur dhe urdhri per te kaluar ne sherbim te përforcuar 12 orarsh, por drejtuesit tanë kane vendosur qe neve si sektor te mos punojmë 12 ore dhe te bejme 24 ore pushim si sektoret e tjere por te punojme perdite nga 12 ore dhe ne shtepi te shkojme sa per te fjet gjume nuk e di nese ka ndonje institucion qe i shikon keto qe behen me ne qe na trajtojnë si skllevër përveç sindikatës e cila ka vdekur flm nese e ngrini si problem. Nga sot na njoftuan por kemi kohe qe dalim e punojmë me orare shtese te pa paguara. Anonim se po na bejne dhe presione qe do na heqin e do na nisin ecuri disiplinore nese nuk paraqitemi ne pune sa her duan keta e kur duan. FLM!

Punonjësi shprehet se institucionet përkatëse, përfshirë sindikatën, nuk kanë reaguar ose janë inaktive, ndërsa çdo përpjekje për të ngritur zërin shoqërohet me kërcënime për masa disiplinore. Ata i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse, Policisë së Shtetit me drejtor Ilir Porda, Ministrisë së Brendshme me drejtues Ervin Hoxha dhe Avokatit të Popullit që të ndërhyjnë dhe të verifikojnë trajtimin e tyre, duke i dhënë fund një situate që ata e përshkruajnë si skllavëri moderne brenda uniformës së shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit