Qentë e Festimes shqyejnë vogëlushin 7-vjeçar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.07.2025, 15:00

Një fëmijë 7-vjeçar është sulmuar rëndë nga qentë e rrugës në qytetin e Bulqizës, duke pësuar plagë të shumta në të dyja kofshët dhe pjesën e pasme të trupit.

Nga pamjet e mbërritura në redaksinë tonë, shihet trupi i ‘shqyer’ i fëmijës, i cili është qepur dhe fashuar në disa zona pas ndërhyrjes së mjekëve. I mituri kishte ardhur nga Selaniku së bashku me familjen për disa ditë pushime në vendlindje, por për fat të keq, pushimet janë kthyer në një traumë.

Ky është një fëmijë i vogël, 7 vjeç, dhe e kanë kafshuar qentë në Bulqizë. Nuk po merret asnjë masë! Kam ardhur nga Selaniku për të kaluar disa ditë mirë, por tani kam frikë të dal, sepse qentë endacakë janë kudo,” shkruan denoncuesja

Fatmirësisht, ndërhyrja e menjëhershme e prindërve ka bërë të mundur që fëmija të shpëtojë pa pasoja më të rënda. Megjithatë rreziku ka qenë i madh, dhe dëmet fizike dhe psikologjike nuk janë të vogla.

E njëjta denoncuese vazhdon: “Rasti është i tmerrshëm! Nuk e kuptoj çfarë po ndodh, nuk po merren masa as për qentë endacakë. Ju lutem, ndihmoni sado pak, sepse nuk është fëmija i parë që kafshohet. Jam e lumtur që prindërit ndodheshin aty pranë dhe vrapuan për ta shpëtuar, por sërish nuk arritën ta parandalonin sulmin.”

Sipas raportimeve, ky nuk është një rast i izoluar. Në Bulqizë janë shënuar edhe më parë sulme të qenve ndaj fëmijëve dhe qytetarëve.

Qentë endacakë, për të cilët kryebashkiakia Festime Mjeshtri nuk ka marrë asnjë masë konkrrete rehabilitimi, janë kthyer në një rrezik të përditshëm për banorët dhe vizitorët e qytetit të vogël.

Ky rast kërkon reagim urgjent dhe marrjen e masave konkrete për strehimin dhe trajtimin e qenve endacakë, në mënyrë që ngjarje kaq të rënda të mos përsëriten më.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit