Personi në foto është Arben Anamali i cili sakrifikoi jetën e tij në krye të detyrës, duke u shërbyer vizitorëve dhe turistëve në Shkodër deri në fund.
51 vjeçari ishte kapiteni i njërës prej anijeve që Bashkia e Shkodrës u ka vënë në dispozicion turistëve për udhëtime në liqen.
Arbeni dha jetën e tij për të shpëtuar turistët të cilët tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.