Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë tonë.
Gazmir Gjata ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve, për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale në Turqi.
23-vjeçari nga Mamurrasi ka probleme me hundën pasi në moshën 10-vjeçare është rrëzuar dhe ka pësuar një thyerje të rëndë. Me kalimin e viteve dhe pamundësisë për t'iu nënshtruar kontrolleve dhe vizitave, gjendja e Gazmirit është përkeqësuar tepër dhe tani ai ka probleme të rënda shëndetësore pasi kocka e hundës është deformuar dhe kërci ndarës mes vrimave të hundës është zhdukur plotësisht.
Përveç humbjes së ndjenjave disa herë brenda ditës, ai ka probleme edhe me frymëmarrjen dhe sekrecionet dhe kësisoj është i paaftë për të punuar.
Pas vizitave të kryera atij i është rekomanduar si zgjidhje e vetme dhe efektive, një ndërhyrje kirurgjikale në Turqi, e cila kushton 15 mijë euro. Por duke qenë se vetë Gazmiri nuk punon, nënën e ka të sëmurë dhe babai është i vetmi që siguron të ardhura, i riu kërkon ndihmë nga shqiptarët.
Kushdo që ka mundësi dhe dëshirë mund të kontribuojë në linkun e GOFUNDME.