Vdekja e dyshimtë e Agon Zejnullahut/ Sot mbahet seanca dëgjimore për 5 policët të përfshirë në rast

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.07.2025, 09:36

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan ka pranuar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për policët e dyshuar në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila njoftoi se sot do të mbahet seanca dëgjimore për pesë policët.

“Lidhur me kërkesën tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – dega në Lipjan sot ka pranuar kërkesën për caktim të masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj pesë të pandehurve. Seanca dëgjimore është caktuar të mbahet nesër më 09.07.2025 në orën 10:30”, thuhet në konfirmim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit