Babai denoncoi humbjen e tij, 23-vjeçari në Mat gjendet i vdekur pranë liqenit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.07.2025, 08:49

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Matit, ku një 23-vjeçar është gjetur i pajetë pranë liqenit të Shkopetit.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, më herët gjatë mbrëmjes është paraqitur në Komisariatin e Matit shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar humbjen e kontaktit me të birin, shtetasin R. D., 23 vjeç, pasi ky i fundit nuk ishte kthyer në banesë.

Menjëherë pas kallëzimit, forcat policore kanë nisur kërkimet intensive në zonë. Pas disa orësh, trupi i pajetë i të riut është gjetur pranë liqenit të Shkopetit. Dyshohet se automjeti me të cilin ai udhëtonte mund të ketë rënë në liqen.

Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar atë në mënyrë të plotë ligjore.

Autoritetet pritet të japin më shumë informacion pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore dhe verifikimeve të tjera të nevojshme.

Njoftimi i policisë:

Mat/Informacion paraprak

Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë. Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen. Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit