Gjakovë, vdes një zjarrfikës pas aksidentit mes një kamionete dhe automjetit të Zjarrfikësve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.07.2025, 22:04

Një zjarrfikës ka vdekur si pasojë e aksidentit mes një kamionete dhe automjetit të Zjarrfikësve sot, më 08.07.2025.

Lajmin për vdekjen e kolegut të tyre, e konfirmuan Zjarrfikësit e Gjakovës.

Rastin e konfirmoi edhe Vlera Krasniqi, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.

“Rreth orës 20:20 kemi pranuar informatën që ka ndërruar jetë në QKUK njëri nga të lënduarit”- tha Krasniqi.Fillimisht, ajo konfirmoi se rreth orës 15:25 në fshatin Mejë të komunës së Gjakovës ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve, ku si pasojë dy persona janë dërguar për trajtim mjekësor.Zyrtarja e Policisë ka shtuar se rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore, të cilat kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit