Heroizëm në Velipojë: Pushuesit shpëtojnë nga mbytja një të ri nga Kosova

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.07.2025, 22:06

Një akt heroik është regjistruar në plazhin e Velipojës, ku disa pushues kanë shpëtuar jetën e një të riu nga Kosova që rrezikoi të mbytej nga dallgët.

I riu kishte hyrë në det në kushte jo të favorshme, por papritur nisi të kërkonte ndihmë, duke u përballur me valë të fuqishme. Disa persona që ndodheshin në shezllona u hodhën menjëherë në ujë dhe, me vendosmëri, arritën ta nxjerrin në breg.

Pak minuta më pas mbërriti edhe ambulanca, e cila i dha ndihmën e parë mjekësore. Për fat të mirë, i riu është jashtë rrezikut për jetën.

Ky rast është një dëshmi se solidariteti dhe trimëria ekzistojnë ende në brigjet tona.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit