Një tjetër rast vjedhjeje është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania, këtë herë nga një qytetar nga Tirana.
Ai ka dërguar një video nga ambientet e brendshme të një restoranti në zonën e Zogut të Zi, ku shihet qartë momenti kur një person i merr telefonin nënës së tij, e cila punon aty, dhe largohet me qetësi.
Sipas qytetarit, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:00, dhe celulari ishte vendosur mbi një tavolinë ngjitur me atë ku po qëndronte autori i dyshuar.
Siç shihet në video, ai e kryen veprimin e ulët teksa punonjësja ishte duke u marrë me zgarën.
“Përshëndetje JOQ! Si jeni? Sot rreth orës 15:00 tek Zogu i Zi, ky personi na ka vjedhur telefonin e nënës time, e cila punon aty te Zgara. I bëjmë thirrje personit që ta kthejë mbrapsht deri nesër, përndryshe do bëjmë kallëzim penal në komisariatin nr. 3. Ju lutem postojeni,” shkruan denoncuesi.
Familja i bën apel autorit që ta rikthejë telefonin sa më parë për të shmangur ndjekjen penale.