Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.07.2025, 17:39
Një tragjedi ka ndodhur sot në liqenin e Shkodrës, ku kapiteni i anijes turistike të Bashkisë, Arben Alamani, 51 vjeç, ka humbur jetën pas një akti heroik. Ai u hodh në ujë për të shpëtuar dy turistë të huaj që po mbyteshin dhe ia doli t’i nxjerrë të gjallë. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:32, gjatë një lundrimi të zakonshëm turistik. Fatkeqësisht, kapiteni nuk arriti të shpëtonte veten, duke ndërruar jetë pas përpjekjes së tij trimërore.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi A. A., 51 vjeç, dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur.
Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, dhe vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR