Pas denoncimit në JOQ, Tiranës i shtohet një hapësirë e re publike

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.07.2025, 17:52

Një ditë më parë, JOQ Albania publikoi pamje që tregonin mënyrën se si një hapësirë publike në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë ishte zaptuar nga lokali “G&G Auto”. Sipas denoncimit të një qytetareje, ky biznes kishte vite që shfrytëzonte në mënyrë të padrejtë këtë zonë publike, duke u kthyer në pengesë për funksionimin normal të disa dyqaneve përreth.

Pas publikimit të këtij rasti nga ana jonë, institucionet u kujtuan të bëjnë punën e tyre dhe nisën procesin e lirimit të hapësirës së uzurpuar. Tashmë, zona po i rikthehet funksionit të saj publik.

JOQ Albania do të vazhdojë të denoncojë çdo shkelje apo padrejtësi që raportohet nga qytetarët, duke kërkuar gjithmonë ndërhyrje të menjëhershme dhe efikase nga autoritetet përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit