Prej më shumë se dy vitesh, banorët e një pallati në zonën e Lungomares, përballë market "Kristi", po përballen me një situatë shqetësuese. Një qytetar ka zënë në mënyrë të padrejtë disa vende parkimi pranë pallatit, duke vendosur furgona dhe makina që i mban qëllimisht aty. Për më tepër, ai i jep me qira këto vende kundrejt pagesës, duke i trajtuar sikur të ishin pronë private, në kundërshtim të plotë me ligjin dhe të drejtën për përdorim të hapësirave publike.
Denoncimi:
I nderuar staf i JOQ
Unë, banore në qytetin e Vlorës, në zonën e Lungomares, ish-Konsullatë, në pallatin përballë market "Kristi", po ju drejtohem me një shqetësim të vazhdueshëm që po dëmton seriozisht cilësinë e jetës sonë si banorë të kësaj lagjeje.
Prej më shumë se dy vitesh, një qytetar ka zënë në mënyrë të padrejtë disa vende parkimi pranë pallatit tonë, duke vendosur furgona dhe makina që i mban aty në mënyrë të qëllimshme. Ai jo vetëm që bllokon rregullisht 3 deri në 4 vende parkimi, por ka krijuar një sistem të paligjshëm duke i dhënë ato vende me qira orare me pagesë, sikur të ishte pronë private.
UNE si banore, të cilët kemi tre hyrje në këtë pallat, vuajmë çdo ditë pasojat e këtij abuzimi: mungesë parkimi, tensione të panevojshme dhe konflikte që po ndikojnë edhe në marrëdhëniet mes nesh. Personalisht, nuk kam kryer kurrë veprime të tilla dhe ndjehem thellësisht e shqetësuar,
Ju lutem me gjithë respektin, merrni masat e nevojshme për të liruar hapësirat publike të bllokuara dhe për të ndaluar këtë veprimtari të paligjshme që po dëmton qetësinë dhe rendin në këtë zonë.
Po habiten turistet
Nese mundeni ta publikoni nese jo me thoni ku te drejtohem
Anonim te lutem
Ky abuzim i vazhdueshëm ka krijuar tension dhe pakënaqësi të madhe mes banorëve, të cilët janë të detyruar të përballen çdo ditë me mungesë vendesh parkimi dhe me konflikte të panevojshme. Sjellja e këtij qytetari po ndikon negativisht në cilësinë e jetesës në këtë zonë të frekuentuar edhe nga turistët, të cilët shpesh mbeten të habitur nga ky kaos. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga bashkia e Vlorës me kryetar Ermal Dredha.
