Zjarri i ndezur prej më shumë se 24 orësh në malin e Dukatit duket se ka dalë tashmë tërësisht jashtë kontrollit.
Deri më tani raportohet për mbi 5 hektarë bimësi me shkurre e pisha që është shkrumbuar plotësisht, ndërsa flakët vijojnë të gllabërojnë malin duke vënë në rrezik përhapjen dhe në Parkun Kombëtar të Llogarasë.
Terreni i thepisur ua vështirëson punën forcave zjarrfikëse për të ndërhyrë në kohë, teksa sipas pamjeve të siguruara së fundmi, pjesa më e madhe e malit ndodhet në flakë. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e helikopterëve si një mundësi më shumë për të vendosur në kontroll flakët, por deri më tani një masë e tillë nuk është marrë.
“Mali i Dukatit i perfshire ne flake, nuk duket as edhe nje helikopter,” shkruan një qytetar.