Banorët e Qesarrekës në Dajt prej një jave pa ujë, bashkia i lë në mëshirë të fatit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.07.2025, 15:52

Prej më shumë se një jave, rreth 100 familje që jetojnë në rezidencën Platea, në rrugën “Dalip Topi”, njësia administrative nr. 12, Qesarrek po përballen me mungesë totale të ujit të pijshëm. Banorët raportojnë se furnizimi me ujë është thuajse inekzistent, duke ardhur vetëm për 30 minuta në ditë, në një sasi tejet të kufizuar që nuk mjafton për të mbushur as depozitat e pallateve. Sipas informacioneve që u janë dhënë, problemi qëndron tek fakti që zona konsiderohet si pikë fundore e rrjetit të furnizimit, dhe për pasojë presioni nuk është i mjaftueshëm.

Denoncimi:

Pershendetje, po ju drejtohem ketu ne kete forme mbase arrin te behet publik si rast dhe te jepet nje zgjidhje, dhe uroj shume qe ta lexoni Une jam nje banore e rezidences Platea, rruga Dalip Topi, njesia administrative 12. Arsyeja qe po ju shkruaj eshte se prej me shume se nje jave kompleksi ku une jetoj nuk furnizohet me uje dhe pergjigja qe marim eshte qe furnizimi nuk arrin aty sepse jeni pike fundore( furnizimi eshte me pikatore dhe nuk mjafton per te mbushur depozitat e pallatit). Pike fundore e furnizimit me uje ndoshta se eshte zona e dajtit dhe e konsiderojne pike fundore per furnizim e nuk arrin sasia e ujit plotësisht. Ky eshte shpjegimi nga ukt-ja. Kjo eshte sasia e paket qe vjen ne 30 min gjate gjithe dites e nuk arrin te mbushe depozitat. Behet fjale per rreth 100 familje. Nuk kemi mare asnje pergjigje, ne si komunitet kemi nisur shkresa te bashkia, por asnjë pergjigjie apo zgjidje. Ju lutem a eshte normale kjo situate ne vitin 2025 kur premtohet uji 24h? Po na behet jetesa e pamundur ne nevojat me bazike shto faktin qe eshte stine vere dhe jemi me femije te vegjel. Faleminderit!

Banorët shprehen se ndihen të braktisur nga bashkia Tiranë. Njësia administrative Dajt, Ujësjellës Kanalizime Tiranë, pasi pavarësisht shkresave dhe ankesave të dërguara, nuk kanë marrë asnjë përgjigje apo zgjidhje konkrete për të rikthyer furnizimin normal me ujë. Ky problem hedh poshtë premtimet për furnizim 24 orë me ujë të pijshëm në qytetin e Tiranës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit