I iku një verë pa mbjellë pemë, Gjykata e Lartë lë Veliajn në burg

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.07.2025, 15:07

Kryebashkiaku i kryeqytetit, Erion Veliaj, mesa duket nuk do ta shijojë ajrin e Liqenit Artificial dhe as nuk do të mbjell pemë për pak kohë. Gjykata e Lartë vendosi t’i refuzojë kërkesën për lirim nga qelia, ndonëse mbrojtja e tij insistonte.

Ai i kërkoi kësaj Gjykate shfuqizimin e masës së sigurisë, arrest në burg. Sipas SPAK kreu i bashkisë së Tiranës, mund të ndikojë në proces për shkak të rolit politik që ka, diçka që mbrojtja e Veliajt dhe vetë ai, e kanë kundërshtuar me forcë.

Trupa gjykuese e la në burg, aty ku nuk ka as stola për fotografi, as pemë që mbillen për kamera, veç numërim ditësh dhe hetime pa filtra Instagrami. Trupa e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë me relatore gjyqtaren Albana Boksi u mblodh për të dëgjuar argumentet dhe rrëzuan kërkesën.

Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohen nga SPAK se ndërtuan një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj.

Ndërkohë, qytetarët e Tiranës mund të ndihen më të sigurt, jo se korrupsioni është zhdukur, por të paktën një nga drejtuesit më të zhurmshëm të tij ka kaluar nga konferencat për shtyp në sallat e gjyqit. Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milionë euro nga kjo skemë korruptive.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit