Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në Paskuqan, ku një automjet është përplasur me një shtyllë elektrike në anë të rrugës.
Në pamjet e siguruara nga JOQ Albania, duken disa persona që qëndrojnë pranë makinës së përplasur, teksa njëra prej korsive të rrugës është bllokuar plotësisht.
Sipas raportimeve të para nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që policia ende nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes.