Spitali i Burrelit “Xhavit Mara” katandiset si mos më keq! Ku shkojnë fondet për shëndetësi?!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.07.2025, 14:37

Spitali i Burrelit “Xhavit Mara”, ndodhet në gjendje të mjerueshme. Pacientët që kërkojnë ndihmë mjekësore rrezikojnë të përballen me kushte të papranueshme, që jo vetëm nuk shërojnë, por mund të përkeqësojnë gjendjen e tyre shëndetësore. Infrastruktura e amortizuar, mungesa e higjienës janë tashmë një realitet i trishtë për banorët.

Akuzat bien drejtpërdrejt mbi drejtuesit e dikurshëm të Ministrisë së Shëndetësisë si Ilir Beqja, Ogerta Manastirliu dhe ministrja aktuale Albana Koçiu, për keqmenaxhim dhe mungesë transparence me fondet publike. Pamjet nga ambientet e brendshme të spitalit janë tronditëse dhe flasin më shumë se fjalët.

“Dua te denoncoj mjekesine e 2025. Kushtet skandaloze ne spitalin e Burrelit, “Xhavit Mara”. Dikur ishte spital shembull Tani eshte rrenuar krejt ti shkon per tu sheruar dhe mund te semuresh me keq. Beqja, Manastirliu dhe kjo qe eshte ministreshe sot, Kociu dallon qarte sa shume vjedhin. Pamjet skandaloze flasin vete. Publikojeni qe ta di Edi Rama ku shkojne fondet”, shkruan një prej banorëve.

Në një kohë kur qeveria pretendon për përmirësime në sistemin shëndetësor, realiteti në terren tregon një tablo krejt tjetër. Qytetarët kërkojnë hetim të plotë mbi mënyrën se si janë përdorur fondet publike dhe i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama të reagojë urgjentisht për këtë krizë të thellë në zemër të shëndetësisë shqiptare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit