Prej ditës së djeshme, kur u njoftua hapja e regjistrimeve për klasat e para, prindërit janë përballur me vështirësi serioze në përdorimin e portalit e-Albania. Sistemi nuk ofron asnjë mundësi për të zgjedhur bashkinë, njësinë administrative, adresën apo shkollën, duke pamundësuar kështu procesin e aplikimit për fëmijët që duhet të nisin klasën e parë.
Denoncimi:
Pershendetje, uroj te jeni mire. Eshte hapur regjistrimi per klasat e para, por prape e-albania nuk funksionon, nuk nxjerr asnje opsion per te zgjedhur, bashkine apo njesine administrative, rrugen etj. Po na ngelin femijet pa regjistruar. Ju ka ndodh dhe prinderve te tjere. Ka qe dje ne mengjes qe doli lajmerimi qe jane hapur regjistrimet dhe qe dje e-albania nuk funksionon.
Situata është shqetësuese pasi afatet janë të kufizuara dhe prindërit janë të detyruar të presin pa një zgjidhje konkrete. Megjithëse AKSHI dhe drejtuesja e saj, Mirlinda Karçanaj, përfitojnë fonde të konsiderueshme për mirëmbajtjen dhe funksionimin e platformës e-Albania, portali vijon të jetë jashtë funksionit në një nga momentet më të rëndësishme të vitit për prindërit dhe fëmijët.

