Banorët e një kompleksi pallatesh në zonën e Astirit, pranë Vilës L, në rrugën “Pjetër Abnori”, denoncojnë uzurpimin e hapësirës së përbashkët përpara pallatit të tyre. Sipas tyre, një person që pretendon se është pronar i truallit ka vendosur traun dhe po e shfrytëzon zonën si parkim privat, ndërsa aktualisht ka nisur edhe ndërtimin e një lavazhi. Në këtë kompleks jetojnë rreth 200 familje të cilat po përballen me vështirësi serioze për qarkullimin, pasi hapësira e bllokuar nuk lejon as kalimin e automjeteve të emergjencës.
Denoncimi:
Pershendetje! Desha te ndaja kete shqetësim. Oborri i pallatit ku banojme 200 familje i ka dale pronari është bere parkim privat tani po ndërtojnë dhe lavazh. Ka ardhur disa heer policia bashkiake ashtu siç ndodh gjithmonë dhe kane ikur. Kompleksi ndodhet ne Astir prane viles L. Rr .Pjeter Abnori, Pallati FirAlb. Traun e ka vene nje banor pasi pretendon se eshte toka e vet. Edhe po te jete e veta jemi 200 familje. Ai pretendon se ka dokumente por ne i bëjmë thirrje shtetit me ndihmën tuaj qe meqë po angazhohen keto dit per lirim hapësirash te na e ktheje ne lulishte ose rruge se s’kemi nga futemi ne pallat as zjarrfikëse nuk futet aty asgjë. Edhe po te ketë letra zotëria te ndërhyjë bashkia t’ja kompensojë dhe ne te na lirohet hapsira
Edhe pse policia bashkiake ka ndërhyrë disa herë, situata mbetet e pandryshuar. Banorët kërkojnë që institucionet të ndërhyjnë menjëherë për të liruar hapësirën dhe për ta kthyer atë në një lulishte ose rrugë funksionale për komunitetin. Ata theksojnë se edhe nëse ekzistojnë dokumente pronësie për këtë truall, bashkia duhet të marrë masa për kompensim dhe ta rikthejë zonën në shërbim të qytetarëve, duke e përfshirë në fushatën e lirimit të hapësirave publike që po zhvillohet në Tiranë.
