Dy ditë më parë, JOQ Albania publikoi një video alarmante ku shiheshin disa vajza nga Fieri që denigronin dhe keqtrajtonin një bashkëmoshataren e tyre. Videoja tregonte tre nga vajzat të cilat në video e thërrasin njëra tjetrën me emrat Kejsi, Nenda dhe Marsi dhe që dëgjoheshin teksa bullizonin një bashkëmoshataren e tyre.
Pas publkimit të videos nga redaksia jonë, katër vajza të mitura u proceduan penalisht nga Policia e Fierit dhe një tjetër u shpall në kërkim. Policia bën të ditur se pasi u identifikuan dhe shoqëruan në Komisariat, ato janë pyetur në prani të punonjëses sociale, psikologut, avokatit dhe prindërve.
“Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen disa shtetase të mitura duke dhunuar një bashkëmoshatare, bëjmë me dije se menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë nisur punën për identifikimin e shtetaseve që shfaqen në video dhe për verifikimin e rrethanave të rastit. Janë identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat, shtetaset që shfaqen në video, të cilat janë pyetur në prani të punonjëses sociale, psikologut, avokatit dhe prindërve. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 4 shtetase (3 të moshës 16 vjeç dhe 1 e moshës 17 vjeç), si edhe u shpall në kërkim një tjetër shtetase 16 vjeçe që shfaqet në video.” – njofton policia.
Vajzat e detyronin të renë që t’i thotë fjalë ofenduese, madje dhe t’i kërkojë falje. Në një moment vajza me emrin Marsi dëgjohet duke i thënë: “Guxo përmendma emrin tim, thuaj ka thënë Marsi kështu...unë do të rrj*p si pula. Do t’i heq këto leshtë e kokës, do të bëj tullace, do të qeth zero moj k*** femër. Unë të mbajta afër moj, të pranova si motrën time.”
Më pas vajzat marrin në telefon një djalë të quajtur Romeo, dhe detyrojnë adoleshenten t’i thotë fjalë banale. Më pas Marsi e qëllon me pëllëmbë dhe e hedh në ferra.
“Pershendetje Joq! Nuk dua te me hidhet emri ose kontakti. Shiko cfar ndodh me gocat ne fier. Jan degjeneruar te tera!!! Duhen te meren masa sepse me ka ardhur shum keq per kete gocen. 4 vajza kunder 1? Cfar esht kjo qe sapo pash ??? Edukoni femijet! Nuk eshte nje sjellje normale. Nuk duhet te normalizohet per jeten e perditshme sepse prandaj po meren me qaf fëmijët,” shkruan denoncuesi.