Plazhi i Darëzezës i mbuluar nga mbeturinat, rrezik për shëndetin dhe mjedisin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.07.2025, 11:39

Një qytetar ka denoncuar gjendjen alarmante të ndotjes në plazhin e Darëzezës, i cili në vend që të jetë një destinacion pushimi për familjet dhe turistët, është shndërruar në një vendplot mbetje plastike, papastërti dhe erëra të pakëndshme.

Pamjet dhe përshkrimet tregojnë një realitet të trishtë, ku mungesa e kujdesit dhe mosreagimi i institucioneve po kthejnë një nga zonat më të bukura bregdetare në një problem serioz mjedisor.

Sipas qytetarëve, situata po përkeqësohet çdo ditë dhe askush nuk po merr masa për pastrimin apo përmirësimin e kushteve. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga bashkia Fier me kryetar Armando Subashi dhe institucionet përkatëse, si dhe ndërgjegjësimin e pushuesve për të ruajtur pastërtinë e ambientit.

Denoncim:

Përshëndetje JOQ, Dua të bëj një denoncim në lidhje me ndotjen e tmerrshme në plazhin e Darëzezës. Në vend që të jetë një zonë pushimi për familjet dhe turistët, është kthyer në një vendplot mbetje, plastika dhe papastërti që rrezikojnë shëndetin e njerëzve dhe mjedisin. Askush nuk po merr masa dhe situata po përkeqësohet çdo ditë. Ju lutem, publikojeni për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të nxitur institucionet që të reagojnë. Faleminderit!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit