Masakrohen bjeshkët e Kukësit, prerja e druve pa kriter rrezikon pyjet e Beqirajt

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.07.2025, 11:03

Në zemër të natyrës së bjeshkëve të Beqirajt në Kukës po ndodh një shkatërrim i heshtur, por i thellë. Pyje të tëra po priten në mënyrë të paligjshme dhe pa kriter, ndërsa vendalinjtë dhe dashamirësit e natyrës shprehin shqetësimin e tyre për këtë katastrofë mjedisore. Në vend që të mbrohet dhe të shfrytëzohet në mënyrë të qëndrueshme, kjo pasuri natyrore po shndërrohet në burim fitimi të shpejtë dhe të pakontrolluar.

"Pershendetje Joq! Ja si shpyllezohet natyra e bjeshkeve te Beqirajt në Kukes! Ketu ku njerezit duan te prejne dhe te shesin dru jo te te jetojne nga oksigjeni qe kto pyje prodhojne! Turp te kene por kerkojme qe shteti ta shikoje kete dhe te veproje! Faleminderit", shkruan qytetari.

Banorë të zonës raportojnë se shpyllëzimi nuk bëhet për nevoja jetike, por për shitje masive të druve, duke vënë në rrezik jo vetëm biodiversitetin e rajonit, por edhe vetë klimën dhe cilësinë e ajrit. Pyjet që prodhojnë oksigjenin që ne thithim po zhduken për t’u kthyer në dru zjarri apo material ndërtimi, pa asnjë ndërhyrje nga autoritetet përkatëse. Natyra nuk është burim pa fund dhe pasojat e këtij veprimi do të ndihen për brezat që vijnë.

Apeli i qytetarëve është i qartë, ministria e mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Pyjeve dhe bashkia Kukës duhet të ndërhyjnë menjëherë. Kontrolli dhe monitorimi i pyjeve duhet të jetë prioritet, duke vendosur masa konkrete për të ndalur shpyllëzimin dhe për të ndëshkuar përgjegjësit. Mbrojtja e bjeshkëve të Beqirajt është mbrojtje e jetës, ajrit dhe së ardhmes së komunitetit dhe vendit në tërësi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit