Ndërron jetë edhe viktima e dytë 15 – vjeçar nga aksidenti tragjik në Treboviq të Pejës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.07.2025, 09:15

Fshati Treboviq është tronditur sërish nga një lajm i rëndë.

Ka ndërruar jetë edhe i riu 15-vjeçar, Florant Murati Çeku, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda që kishte pësuar nga aksidenti tragjik i ndodhur disa ditë më parë në këtë fshat.

Në të njëjtin aksident kishte humbur jetën edhe i riu tjetër, Metlind Neziri, 16 vjeç.

Në këto momente të dhimbshme, familjes Murati i shprehen ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e madhe, shkruhet ne njoftim

Detajet rreth ceremonisë së varrimit ende nuk janë bërë të ditura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit