Qytetari gjen fishekë dhe granata të paplasura në Liqenin e Pukës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.07.2025, 21:54

Një qytetar ka dërguar një video shqetësuese në redaksinë e JOQ Albania, ku shihen qartë disa granata dhe fishekë të të paplasur, të cilët janë gjetur në bregun e liqenit të Pukës.

Siç shihet dhe në pamje, plumbat e ndryshkur ndodhen të futura në një arkë metalike, ndërsa granatat ndodheshin të shpërndara mbi gurë, duke krijuar një skenë të rrezikshme.

Mendohet se këto municione të rënda janë hedhur aty prej kohësh dhe kanë dalë në sipërfaqe për shkak të rënies së nivelit të ujit në liqen.

Pamjet e siguruara janë alarmante dhe ngrenë shqetësime serioze për rrezikun që i kanoset banorëve dhe turistëve që mund të frekuentojnë zonën pa dijeni për praninë e municioneve të rrezikshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit