Përdorimi i shpeshtë i ChatGPT mund të dëmtojë mendimin kritik dhe ju bën më pak të zgjuar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.07.2025, 19:04

Një studim i publikuar së fundmi nga MIT dhe institute të tjera prestigjioze ka ngritur shqetësime serioze për ndikimin që mund të ketë përdorimi i shpeshtë i AI në funksionet mendore të njeriut.

Sipas studiuesve, përdorimi i vazhdueshëm i ChatGPT dhe mjeteve të ngjashme mund të çojë në një fenomen të njohur si “cognitive offloading”, pra heqja dorë nga përpjekja mendore duke ia deleguar atë një makinerie.

Ky proces, në pamje të parë i dobishëm, në afatgjatë mund të ndikojë negativisht në kujtesën, aftësinë për të menduar në mënyrë kritike dhe kreativitetin.

Në eksperimentin e kryer nga MIT, pjesëmarrësit që përdorën ChatGPT për të shkruar artikuj, patën aktivitet më të ulët trunor krahasuar me ata që shkruan vetë pa ndihmën e teknologjisë. Madje shumë prej tyre nuk arritën as të kujtonin çfarë kishin shkruar, për shkak se nuk e kishin procesuar mendërisht informacionin.

Studiues të tjerë paralajmërojnë se mbështetja e tepruar tek AI mund të çojë drejt një forme të të menduarit mekanik, të zbehtë dhe të varur, ku individi nuk e zhvillon më thellësinë analitike apo vetëbesimin për të gjykuar vetë.

Shkencëtarët këshillojnë që teknologjia të përdoret me vetëdije, si ndihmës dhe jo si zëvendësues i trurit tonë. Ndryshe, rrezikojmë të humbasim atë që na bën realisht njerëz: aftësinë për të menduar vetë, për të analizuar thellë dhe për të krijuar ide origjinale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit