Bashkëqeverisja de facto PS-PD: Lirohet dhëndri i Berishës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07.07.2025, 18:21

Bashkëqeverisja jozyrtare mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike duket se po konkretizohet gjithnjë e më shumë edhe në sallat e drejtësisë. Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, u favorizua sot nga Gjykata e Posaçme, e cila i lehtësoi masën e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “garanci pasurore”.

Vendimi u mor më 7 korrik 2025 nga trupa gjykuese e përbërë nga Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Bib Ndreca, të cilët vendosën që Malltezi të mund të dalë nga arresti në shtëpi nëse brenda dy ditësh depoziton shumën prej 3 milionë lekësh si garanci.

Kjo masë vjen në një moment kur marrëdhëniet mes PS-së dhe PD-së zyrtare kanë hyrë në një fazë të re “mirëkuptimi institucional”, me bashkëpunime në komisione, votime të përbashkëta dhe heshtje selektive për çështje të ndjeshme.

Pavarësisht se kërkesa e plotë për heqjen e arrestit u refuzua, vendimi i sotëm përbën një hap të madh për Malltezin, i cili mbetet në arrest shtëpie deri në momentin që të paguajë shumën e përcaktuar. Pas kësaj, prokuroria do të ketë 24 orë kohë për të verifikuar dokumentacionin dhe për të dhënë dritën jeshile për lirimin përfundimtar.

Kritikët e shohin këtë vendim si një sinjal se drejtësia po përdoret gjithnjë e më shumë si një arenë për pazare politike dhe mesazhe të koduara mes kampit qeveritar dhe “opozitës së sistemit”. Në publik, perceptimi për një bashkëqeverisje të heshtur PS-PD merr gjithnjë e më shumë formë konkrete.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit