Ibrahimi ndodhet te spitali i Lushnjes, nuk mban mend rrugën për në shtëpi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.07.2025, 18:22

Një qytetare i është drejtuar redaksisë sonë për të raportuar rastin e një të moshuari të quajtur Ibrahim Musta, i cili ndodhet i vetëm në ambientet e Spitalit të Lushnjës.

Sipas denoncueses, Ibrahimi ka humbur rrugën për në shtëpi dhe nuk kujton asgjë që lidhet me vendbanimin apo të afërmit e tij. Ajo kërkon që ky rast të bëhet publik me shpresën se familjarët ose kushdo që e njeh mund të vihet në dijeni dhe të shkojë ta marrë.

Pershendetje JOQ. Ju lutem, publikojeni kete rast. Zoteria thot kam humbur nuk e mban mend rrugen per ne shtepi, quhet Ibrahim Musta. Momentalisht ndodhet tek Spitali i Lushnjes,” shkruan ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit