Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur së fundmi në qendër të qytetit të Shkodrës, pranë kinemasë, ku disa turistë janë filmuar duke vjedhur karrige nga ambientet e një biznesi lokal. Pamjet e dwrguara nw redaksi nga pronari i biznesit, tregojnë momentin kur ata largohen me karriget pa leje.
“Pershendetje, si ja kaloni? Doja t’ju dergoja nje video shume shqetësuese. Disa turiste kane vjedhur karrige te biznesit tone. Ndodhemi ne Shkoder, ne qender tek kinemaja. Duke qene se jeni faqe e njohur dhe mund t’ju ndjekin shume njerëz”, shkruan pronari i biznesit.
Pronari kërkon ndihmën e autoriteteve për të identifikuar personat përgjegjës. Pronarët shpresojnë që publikimi i saj të ndihmojë në identifikimin e autorëve dhe të shërbejë si paralajmërim për ngjarje të ngjashme në të ardhmen. Pronari i bën thirrje institucioneve përkatëse të reagojnë.