Kryeministri Hristijan Mickoski në një konferencë për shtyp sot shprehu besimin e tij se vendi do të jetë në grupin e vendeve që do të kenë kushtet më të favorshme për eksport në tregun amerikan.
“Me SHBA-në është diskutuar një lehtësim i mundshëm i tarifave. Besoj se do të jemi në grupin e vendeve që do të kenë kushtet më të favorshme për eksport në tregun amerikan”, tha Mickoski.
SHBA-të njoftuan sot se do t’u dërgojnë letra zyrtare partnerëve tregtarë me detajet e tarifave dhe marrëveshjeve të reja tregtare.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi një tarifë bazë prej 10 përqind për pothuajse të gjitha produktet e importuara në prill, me tarifa shtesë “reciproke” për vendet me deficite tregtare me SHBA-në. Këto masa u pezulluan për 90 ditë, një afat që skadon më 9 korrik.