Një konflikt banal ka ndodhur mes dy shoferëve në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë.
Nga pamjet që JOQ Albania ka siguruar, duket njëri prej shoferëve që ka dalë nga automjeti dhe i është drejtuar qytetarit tjetër duke e ofernduar dhe kërcënuar.
Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, dinamika e përplasjes ishte e tillë: Shoferi që ndodhet brenda automjetit i preu rrugën shoferit që kërcënon në video. Ky i fundit menjëherë ka frenuar në vend makinën dhe ka dalë për tu sqaruar.
Një qytetar raporton se pasi doli nga makina, shoferi i inatosur mori me vete dhe çelësin e makinës duke ia drejtuar shoferit që i preu rrugën. Nga ana tjetër ky i fundit ka qëndruar pa bërë asnjë reagim.
“Te myslym shyri, nje shoferi i prihet rruga nga nje tjeter shofer. Ndalon gozhde dhe del nga makina duke e share dhe e kercenon me celesin e makines ne fytyre, shoferi tjeter pa reagim,” shkruan denocuesi.
Situata të tilla ndodhin shpesh në trafikun e rënduar të Tiranës, por janë diçka që duhen shmangur dhe këto incidente të zgjidhen me qytetari.