Rreth orës 15:00, pranë një stacioni elektrik në fshatin Shtikë, është gjetur një trup i dekompozuar. Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një viktimë mashkull, por identiteti i tij ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet hetimore për të identifikuar trupin dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Po ashtu, po punohet për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Policia njofton:
Rreth orës 15:00, në fshatin Shtikë, afër stacionit elektrik, është gjetur i dekompozuar trupi i një njeriu, dyshohet mashkull. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e trupit të pajetë, përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.