Demo i ka harruar, banorët e Lapardhas shtrojnë me lekët e tyre rrugën e fshatit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.07.2025, 15:43

Prej më shumë se 10 vitesh, 11 familje në një lagje të fshatit Lapardha në Berat përballen me kushte të papranueshme për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore. Siç shihet në video. rruga që përshkon lagjen është kthyer në një pengesë të përditshme, sidomos në stinët me reshje. Pavarësisht se kanë ngritur vazhdimisht zërin dhe kanë kërkuar zgjidhje nga institucionet vendore, situata mbetet e njëjtë, bashkia Berat vetëm premton, por nuk vepron. Ervin Demo dhe Bashkia Berat janë njoftuar vazhdimisht për këtë problem, por prej vitesh reagimi ka qenë inekzistent.

Të lodhur nga pritja dhe premtimet boshe, banorët kanë marrë vetë iniciativën. Me kontributet e tyre financiare, ata kanë nisur punimet për shtrimin e rrugës, duke e bërë punën që i takon shtetit. Ky akt është një tregues i qartë i dështimit të bashkisë Berat. “Jemi nje lagje ne Lapardha te Beratit jemi 11 familje dhe ka mbi 10 vite qe shteti nuk ka ven dore. Gjendja e rruges eshte kjo, si mos me keq. Ervin Demo na kane premtuar shume here qe do behet dhe asgjë. Kemi mbledh leke dhe po e shtrojme vet si lagje”, shkruan një prej banorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit