Dogana parandalon kontrabandën kapen në kufi, 29 lloje mallrash komerciale

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.07.2025, 14:51

Dogana e Kosovës ka ndaluar përkohësisht mallra me vlerë rreth 1,800 eurosh, të cilat u tentuan të futeshin në territorin e Republikës së Kosovës pa u deklaruar në mënyrë të rregullt doganore.

Gjatë kontrollit në pikën kufitare në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë identifikuar një rast ku një person fizik, duke tejkaluar shpejtësinë dhe tentuar të anashkalonte kontrollin doganor, ka synuar të shmangte deklarimin e detyrueshëm të mallrave.

Pas ndalimit dhe kontrollit të automjetit, janë zbuluar 29 lloje mallrash komerciale, kryesisht pjesë të automjeteve, të cilat ishin të padeklaruara. Mallrat janë ndaluar përkohësisht, në përputhje Kodin Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK), dhe ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe ruajtjen e integritetit fiskal të shtetit. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që hyjnë në territorin e Kosovës, të respektojnë obligimin ligjor për deklarimin e mallrave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit