Heqja e papritur e mbikalimeve vë në rrezik jetën e qytetarëve, detyrohen të ecin përmes rrugës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.07.2025, 15:13

Mbikalimet në autostradën Tiranë-Durrës, të cilat janë hequr pa njoftim paraprak, si ajo tek Coca-Cola, po shkaktojnë shqetësime të mëdha për qytetarët. Njerëzit që kalonin përditë atje për të kryer aktivitete të përditshme, tani janë të bllokuar dhe përballen me vështirësi të mëdha. Ata janë të detyruar të kërkojnë alternativa që shpesh përfshijnë kalimin mespërmes rrugës, duke u ekspozuar kështu ndaj rrezikut të aksidenteve.

“Pershendetje JOQ desha te jap ne lajm per kta mbikalimet qe po I heqin pa asnje njoftim per qytetarat pershembull mbykalimin tek Coca-Cola qe e kan hequr aty kalonin qindra njerz ne dit dhe tani Kan ngel te bllokuar nuk ven dot ne pun ose detyrohen te kalojn ne rrug duke rrezikuar jetën. Ju lutem postojeni”, shkruan qytetari për JOQ.

Ky lloj veprimi nga autoritetet po i përballë qytetarët me rrezik. Heqja pa paralajmërim e këtyre mbikalimeve është një shqetësim serioz dhe kërkohet një përgjigje e shpejtë për të zgjidhur këtë problem, duke garantuar sigurinë dhe lëvizshmërinë e qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit