Punonjësit e UKT-së bëhen heronj të qytetarit, i shpëtojnë makinën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.07.2025, 15:21

Edhe pse zona të tëra të Tiranës prej javësh vuajnë mungesën e ujit në rubinetat e çezmave, punonjësit e UKT-së janë kthyer sot në heronj për një qytetar, të cilit po i digjej makina.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Artan Lenja”, në zonën e 21 Dhjetorit. Një automjet ishte përfshirë nga flakët në pjesën e përparme, dhe pronari i tij gati ishte dorëzuar, pa asnjë shpresë për të bërë diçka.

Por në vendngjarje ndodheshin punonjës të UKT-së, të cilët ndërhynë menjëherë, duke kryer një akt të admirueshëm. Njëri prej tyre shtriu tubat, hapi ujin dhe arriti të fikë flakët që kishin përfshirë makinën.

Një qytetar i pranishëm në vendin e ngjarjes shkruan: “Punonjësit e UKT-së shpëtuan një makinë që kishte marrë flakë në rrugën Artan Lenja, një akt heroik.

Raste të tilla duhen mbështetur dhe promovuar si një formë sensibilizimi për të gjithë qytetarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit