Do i gatuante në shtëpi, qytetarit i dalin mëlçitë e pulës plot me pupla

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.07.2025, 14:16

Një qytetar denoncon në JOQ Albania gjendjen skandaloze të një pordukti ushqimor të blerë në një market në Shkozet të Durrësit. Qytetari shkruan se është traumatizuar me një pako me mëlçi pule të markës Chicken Farm, e cila ka rezultuar e prishur dhe jo për konsum, siç shihet me pupla pule.

Sipas konsumatorit, mishi kishte shenja të dukshme prishjeje që konfirmoi dyshimet për cilësinë e produktit. Produkti ishte blerë në NEES Market, një supermarket i njohur në Shkozet, duke tërhequr vëmendjen për mundësinë e mosrespektimit të kushteve të ruajtjes së produkteve ushqimore.

Konsumatori ka njoftuar për këtë problem dhe ka ndarë eksperiencën e tij me një video, duke paralajmëruar të tjerët për mundësinë e ndodhjes së situatave të ngjashme. Mishi i prishur mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin e konsumatorëve, ndaj AKU duhet të reagojë.

Përshëndetje ju kam nisur këtë videon shikoni ca po hamë, produkt ushqimor i prishur i chicken farm. E bleva ne Durres. Tek NEES Market në Shkozet e kam blerë”, shkruan qytetari.

Marenglen Meqemeja, drejtor i Pergjithshem i Shoqerise/Administrator i Chicken Farm duhet të reagojë! AKU duhet të hetojë urgjentisht këtë incident dhe të publikojë rezultatet në mënyrë transparente, duke vendosur përpara firmës subjektin nëse konkurohet shkelja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit