Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Liqenit të Luleve në Parkun Kombëtar të Lurës, duke rrezikuar pyjet dhe florën unike të këtij rezervati natyror.
Banorët lokalë dhe vizitorët raportojnë se deri tani nuk ka pasur ndërhyrje nga institucionet përkatëse për të shuar flakët.
Ata shprehen të shqetësuar për shkatërrimin e pasurive natyrore dhe biodiversitetit të zonës dhe bëjnë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet shtetërore.
Parku Kombëtar i Lurës dhe Liqeni i Luleve janë pasuri natyrore me rëndësi të madhe për biodiversitetin dhe turizmin e zonës, prandaj ruajtja e tyre është jetike për komunitetin dhe mbarë vendin.
Denoncimi 1:
Përshëndetje Po ju shkruaj nga Lura -Dibër . Doja tju njoftoja se la ren zjarr tek Liqeni i Luleve ne parkun kombetarë te Lures. Nese mund ta postoni ju lutem?
Denoncimi 2:
Zjarr ne parkun kombtar Lure asnje nga isitucionet perkatse nuk dalin ne terren
Denoncimi 3:
Ju lutem të merren masat sa më shpejt nga institucionet shteterore se po shkatërrohen pyjet nga zjarri tek Liqeni i Luleve ne Lurë dhe të vihen para përgjegjësisë penale personat e papërgjegjshëm