“Nesër mos hajde”, ish-punonjësi denoncon MonCheri: S’më japin rrogën, më hoqën vetë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.07.2025, 11:17

Një ish-punonjës i rrjetit të lokaleve MonCheri ka denoncuar largimin e tij nga puna duke e konsideruar si abuzim dhe shkelje e të drejtave në punë.

Ai pretendon se, ndonëse ka punuar me orar të plotë dhe orë shtesë madje, është larguar nga puna padrejtësisht dhe pa pa marrë pagesën për ditët që i takojnë edhe pse të gjitha janë të regjistruara në sistemin e tatimeve.

Ai ka treguar për JOQ ALBANIA se në njërën prej pikave të MonCheri-t ka qenë në pozicionin e asistentit të menaxherit dhe ka patur marrëdhënie shumë të mira me të gjithë kolegët. Por sipas tij, menaxherja, për arsye personale dhe frikë nga pozicioni i tij, i ka thënë pronarit që ta largojë nga puna dhe të mos e caktojë në asnjë pikë tjetër të MonCheri.

Ai thotë se menaxherja i ka kërkuar të mos paraqitet më në punë, ndërkohë që në zyrën e burimeve njerëzore ai akuzohet se ka lënë punën pa njoftuar paraprakisht.

Ai ngre shqetësimin se kompania u kërkon punonjësve të firmosin kontrata dhe formularë dorëheqjeje pa datë fillimi apo mbarimi, një praktikë që lejon abuzim dhe largime të njëanshme, pa mbrojtje ligjore.

JOQ ALBANIA prej dy ditësh ka kërkuar një reagim zyrtar nga MonCheri, por deri në publikimin e këtij lajmi, askush nuk iu përgjigj kërkesës tonë.

Denoncimi i plotë:

Pershendetje JOQ! Ju lutem, desha te ndaj dicka me ju qe me ka rastis me MonCheri qe nuk me ka paguar ditet e punes. Ju duhen vetem te publikohet si rast qe mos te ndodh me tjere. Kam keto komunikimet me ate te burimeve njerzore. Edhe listprezenca e punes me ditet e shenuara. Menaxherja e pikes me ka thene duhet te lesh punen te shtunen por un nuk kam ik i kam then meqe nuk me do me ne pune do flas me drejtorin edhe atehere do largohem sepse un kisha pozicion asistent menaxher edhe ajo kishte frike se do i ze vendin me budalliqe. Pronarit i ka thene qe me bejn budalliqe mi hiq nga MonCheria, mos i dergo ne asnje pik tjeter sepse MonCheria ka shum pika.

Dhe drejtorit ashtu ju tha, qe nuk do punoj me asnje pik dhe pa asnje arsye me hoqen, me thane nuk do ikesh me ne asnje pike tjeter. Une kisha kofidenc me te gjithe. Ajo i tha pronarit Gazmend Balliu qe nuk i dua me ne pune dhe mos i dergo ne asnje pik tjeter vetem se un kisha komunikim me kryemenaxherin kjo kishte zili dhe e beri punen te atille me pronarin si ne Shqiperi qe ndodhin.

Rreth 32000 te vjetra eshte rroga qe duhet te me japin, i lem 10 ore shtese. Jane ne sistem te gjitha tek tatimet ditet e punes. Po qe inspektoriati i punes duhet te nderhyje sepse i dergojne kontratat e punes pa date fillimi dhe i shoqerojne me doreheqje pa date duke i plotesuar ne zyra sipas deshires

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit