Dështon edhe seanca e 43-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Dehari ia ndërpreu fjalën deputetëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.07.2025, 12:52

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur as në seancën e 43-të ta zgjedhë kryetarin e tij.

Dështimi erdhi pasi nuk u miratua Komisioni për organizimin e votimit të fshehtë.

Pro këtij komisioni votuan vetëm 55 deputetë, ndërsa nuk pati vota kundër apo abstenime. Në sallë ishin të pranishëm 99 deputetë.

Seancën e ka kryesuar deputeti më i vjetër, Avni Dehari, i cili njoftoi se takimi i radhës do të mbahet më 9 korrik, në orën 11:00.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga regjia t’ua ndërprejë fjalën tre deputetëve: Ariana Musliu të PDK-së, Besian Mustafës të LDK-së dhe Time Kadrijajt të AAK-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit