Qytetari teston temperaturën në beton dhe në gjelbërim: Duhen më shumë lulishte

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.07.2025, 12:47

Një qytetar ka kryer një test që mat ndryshimin e temperaturës midis betonit dhe tokës së butë. Për 10 minuta, diferenca e temperaturës ka qenë e dukshme. Në foto të parë, matësi tregon 38 gradë Celsius në një mur të ekspozuar në diell, ndërsa në foto të dytë, temperatura në një vazo me domate ka qenë 34 gradë Celsius, edhe pse të dyja janë në hije. Testi ilustron se betoni ruan më shumë nxehtësi se sa sipërfaqet e gjelbra.

Testi i kryer nga qytetari sugjeron që është thelbësore të rikthehen pemët dhe gjelbërimi në qytete, ashtu siç ishin dikur nëpër rrugë dhe bulevarde. Rivendosja e parqeve dhe ulja e betonizimit mund të ndihmojë në uljen e temperaturës urbane dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

"Përshëndetje JOQ doja te ndaja me ju nje testim shikoni diferencën e temperatures midis betonit dhe tokes se bute. Duhet me doemos te rikthen pemet me permasa te medha ashtu siç ishin neper rruge apo bulevard dhe lulishtet si dikur dhe te shtohen me shume parqe dhe me pak betonizim per ketë arsye. Po ju dergoj dhe foton. Testi u be prej nje diference kohore 10 min. Ne foton e pare matesi i temperatures ishte ne mure ne foton e 2 e vura ne nje vazo ku kam mbjell domate. Ne mur tregon 38 grade ne hije ne vazo tregon temperaturën ne hije 34 grad. Aparatura eshte nje mates meteorologjik eshte blere ne Itali. Testi eshte per te bere dallimin midis betonit dhe tokes se bute ose vendeve ku ka gjelberim. Te dergova foto qe njerzit te shikojne diferencen e temperatures dhe sa mire do te ishte te kishte me shume parqe lulishte dhe gjelbetim ne qytet sesa pallate asfalt e beton ne cdo cep.", shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit