Rastet e mjeteve që lëvizin në breg të detit duke rrezikuar jetën e pushuesve sa vijnë e shtohen.
Së fundmi, një automjet është parë në plazhin e Kune-Vainit në Lezhë, duke lëvizur në zonën e bregdetit, pranë pushuesve dhe fëmijëve të vegjël.
Pamjet e mbërritura në redaksinë tonë tregojnë automjetin duke kaluar në rërë, shumë pranë bregut të detit dhe pushuesve, në një zonë që nuk është e përcaktuar për qarkullimin e mjeteve.
Qytetarët e konsiderojnë të papranueshme një sjellje të tillë, sidomos duke pasur parasysh praninë e fëmijëve dhe kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme nga autoritetet përkatëse.