30-vjeçari Ervin Kadiu është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë dy vëllezërit e tij në Paskuqan gjatë një përleshjeje. Sipas informacioneve, Kadiu nuk jetonte në të njëjtën banesë me vëllezërit e tij, por ishte takimi i tyre i planifikuar për të shlyer një borxh që ai kishte ndaj tyre.
Gjithashtu, mësohet se gjatë këtij takimi, vëllezërit kanë goditur Kadiun me sende të forta, çka ka çuar në një përplasje të dhunshme. Pas kësaj, 30-vjeçari ka marrë një thikë dhe ka plagosur të dy ata, duke u larguar nga vendngjarja.
Aktualisht, policia ka nisur hetimet dhe po punon për gjetjen e Kadiut, ndërkohë që gjendja shëndetësore e vëllezërve është nën vëzhgim, por ende nuk dihen detaje të tjera mbi plagët e tyre.